Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju kujtohet ‘balena blu’? Kujdes! Një tjetër lojë e rrezikshme po qarkullon në rrjet

Postuar: 10/08/2018 - 11:13

Nuk ka kaluar shumë kohë kur loja e rrezikshme ‘balena blu’ që përfundonte me vetëvrasje, u popullarizua së tepërmi dhe autorët synonin adoleshentët si target grup.

Fatmirësisht, kjo lojë globale në rrjetet sociale e përhapur edhe në Shqipëri, u zbulua dhe krijuesit e saj u arrestuan.

Por, një tjetër lojë virtuale e ngjashme po qarkullon së fundmi. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re, synon fëmijët.

Por si funksionon kjo lojë? ‘Momo’ është një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje.

Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Skulptura, me karakteristika groteske, u krijua nga një artist japonez i kukullave, Midori Hayashi. Kukulla ‘Momo’ ka sy të mëdhenj, një karakteristikë kjo e dukshme.

Pavarësisht krijimit të kësaj kukulle, artisti Midori nuk ka lidhje me këtë lojë të rrezikshme që qarkullon. Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina.

Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur ‘Momo’.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit të vetëvrasjes.

Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre.

Nëse ju vjen një njoftim nga kjo lojë e quajtur ‘Momo’ dhe me fotografinë e kësaj kukulle, refuzojeni! /tvklan

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.