Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto janë shtetet që furnizojnë Shqipërinë me telefona

Postuar: 24/08/2018 - 08:25

Importet e telefonave në Shqipëri kanë shënuar të dytin vit radhazi me rënie dyshifrore, sipas të dhënave nga Comtrade, që i referohet të dhënave doganore.Importet e telefonave kanë shënuar rënie në 2017-n në vend. Vlera e importeve për telefonat ishte 32.8 milionë dollar, duke shënuar një rënie me rreth 27% për të dytin vitin me radhë. Vlera e importeve të telefonave në 2016-n ishte rreth 45 milionë dollarë, rreth 33% më pak se në 2015-n.

 
Pjesa më e madhe e tyre, sipas të dhënave të doganës, vijnë nga vendet aziatike. Vlera e importeve nga Kina ishte 18.5 milionë dollar, apo rreth 56% e vlerës totale të importeve. Vendi i dytë për vlerën më të lartë të importeve ishte Vietnami, me rreth 8.4 milionë dollar. Të dy këto vende së bashku përgjigjen për rreth 82% të totalit të importeve.
 
Në vend të tretë për sa i përket importeve të telefonave është Italia. Nga vendi fqinj në 2017-n ne importuam rreth 1.2 milionë dollarë telefona, pasur me një diference të ngushtë nga Republika e Koresë me 1.17 milionë dollar.
 
Telefonat e importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një vlerë prej 794 mijë dollarësh dhe pesha ndaj totalit të importeve zë vetëm 2% të totalit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 38

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 22:31

Me siguri që kur kujtoni llojin e telefonit Nokia bëheni nostalgjikë dhe ju vijnë ndërmend vitet 2000. Por për të gjithë ju që ju ka marrë malli ka një lajm të mirë.

Postuar: 16/11/2018 - 19:19

Mark Zuckerberg sqaroi dje se kompania ka patur arritje muajt e fundit për të goditur spamin, g

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Një nga tiparet më të veçanta është ai që quhet referenca e zhvendosur, pra aftësia për të folu

Postuar: 15/11/2018 - 15:42

Gjermania njoftoi se do të investojë tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e apli

Postuar: 14/11/2018 - 21:37

Një grup ndërkombëtar astronomët thanë së fundmi se kanë zbuluar gjurmë të një planeti të ftoht

Postuar: 14/11/2018 - 12:57

 Apple ka pranuar një dështim serioz harduer të iPhone dhe tani pronarët e celularëve po god