BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Tech

Koronavirusi kushtëzon jetesën, vendimi drastik i kompanisë së madhe, ja se cila është lëvizja që prek direkt punonjësit

Koronavirusi kushtëzon jetesën, vendimi drastik i kompanisë

Rrjeti social “Twitter” ka urdhëruar të gjithë punonjësit në mbarë botën të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit të ri COVID-19. I gjithë personeli në botë është i detyruar të zbatojë këtë udhëzim deri në një njoftim të radhës.

Kompania bëri të ditur se do të mbulojë shpenzimet që do të nevojiten që punonjësit të krijojnë ambient zyre në shtëpitë e tyre.

Edhe në fillim të javës, “Twitter”, me rreth 4900 punonjës në të gjithë botën, i rekomandoi ata të punojnë nga shtëpia, por një gjë e tillë nuk ishte obligative.

Shumë firma të tjera teknologjike si “Apple”, “Amazon”, “Microsoft” dhe “Google” u kanë rekomanduar punonjësve të punojnë nga shtëpia, por “Twitter” është kompania e parë në mesin e gjigantëve të Luginës së Silikonit që një masë të tillë e ka bërë të detyrueshme.