Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kufjet inteligjente flasin gjuhën që do ti

Postuar: 10/11/2017 - 21:46

Problemi me gjuhët e huaja është një kujtim i së shkuares, sot mjaftojnë vetem një palë kufje inteligjente për të folur në të gjitha gjuhët e botes. Keto probleme kanë mbaruar dhe zgjidhjen e ka gjetur Google.

Disa ditë më parë Big. G gjatë prezantimit të telefonave të rinj të serisë Pixel I ka zbuluar gjithashtu botës Pixel Bud, kufje të vecanta pa tela lidhëse që pervec se kryejnë funksione tipike të kufjeve moderne janë të lidhura dhe me Google.

Pixel Bud lejojnë dy persona të flasin gjuhë të ndryshme ndermjet tyre. Secili prej tyre do të komunikojë në idiomat e tyre dhe kufjet e tjetrit do perkthejnë të gjitha fjalë për fjalë. Falë Pixel Bud të shëtisësh botën për turizëm apo punë nuk është më problem.

Kufjet funksionojnë më së miri dhe perkthimi është thuajse I menjëhershmë pa asnjë vonesë. Natyrisht, efikasiteti i sistemit lidhet me shpejtësinë e lidhjes në Internet nëse jeni në vende ku rrjeti nuk është veçanërisht i fuqishëm, përvoja mund të jetë më pak e kënaqshme.

Sapo PixelBud, lidhet me smartphone, shfrytëzon fuqinë e Google Translate dhe lejon bisedën në 40 gjuhë të ndryshme. Bateria e kufjeve inteligjente zgjat deri në 5 orë.

Ata kushtojnë 159,00 dollarë dhe mund të blien online nëpermjet internetit. Thjesht vendosni një nga dy kufjet zgjidhni përmes aplikacionit dy gjuhët në të cilat dëshironi të flisni dhe pjesën tjëter do ta bëjë softueri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 18:49

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç.

Postuar: 17/09/2018 - 12:19

Në një studim të ri është thënë se robotët do të kryjnë më shumë se “gjysmën e detyrave akt

Postuar: 16/09/2018 - 15:36

Interneti do të bllokohet për miliona përdorues në mbarë botën më 11 tetor.Atë ditë do ndryshohet

Postuar: 14/09/2018 - 21:17

Telefoni celular tashmë është kthyer në objektin e pandashëm dhe shumë të nevojshëm për secilin p

Postuar: 14/09/2018 - 20:36

Prodhimi i makinës tip "Beetle", nisi të prodhohej në vitin 1938.

Postuar: 14/09/2018 - 17:26

Sydney, një aplikacion që iu ofron personave tw verbër një hartë mendore falë një teknologjie aud

Postuar: 12/09/2018 - 22:29

Sigurisht që opsionin bllok e kemi përdorur të gjithë,për një arsye apo tjetër.