Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ky software lexon depresionin vetëm me një shikim

Postuar: 10/12/2017 - 19:39

Pavarësisht buzëqeshjes në fytyrë, dhe vezëllimit, fotot tona të postuara në rrjete sociale, si Instagram e Facebook, mund të zbulojnë shumë më tepër nga sa mendojmë.

TechSot.al shkruan se tashmë është e mundur zbulimi i problemeve depresive, falë një program të zhvilluar nga Christopher Danforth i “University of Vermont”.

Software mbledh të dhënat prezente të shenjave të depresionit me një saktësi prej 70%. Studimi ka marrë në vëzhgim fillimisht 166 persona që kishin postuar foto në Instagram, 71 nga të cilët ishin diagnostikuar më herët me shqetësime të shëndetit mendor.

Në fazën fillestare të punës, programi analizoi 43.950 foto. Në vazhdim kërkuesit përfshinë të tjerë persona, dhe analizuan foto të tjera.

TechSot.al konfirmon se karakteristika kryesore më të shpeshta në fotot e analizuara, ishion ato me ngjyrë më të errët, pa efekte apo manipulime me foto-shop, ato thjeshtë bardhë e zi. Shkrepje që kanë kryesisht portretin e fytyrës së përdoruesit.

Nga ky vëzhgim u kuptua se ai që vuan nga probleme depresive, tenton të postojë shumë më tepër foto, nga një person që nuk ka shqetësime.

Software demonstroi edhe kapacitetin e leximit në foto, të shenjave të fillimit të depresionit. Zhvilluesit thonë se ky algoritëm ka një potencial të madh për të identifikuar sinjalet e fshehta të shqetësimeve Fizike dhe mendore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 22:52

Kompania Mercedes përfundimisht ka hedhur një hap të madh para të gjithë prodhuesve të makinave.I pari i Mercedes-Benz, Dieter Zetsche ka bërë të ditur se së bashku me kompaninë Bosch, gjigandi i prodhimit të makinave

Postuar: 23/06/2018 - 21:50

Apple së shpejti do të zbulojë gjeneratën e ardhshme të sistemit operativ iPhone në formën e iOS

Postuar: 23/06/2018 - 20:04

Facebook do të bëjë gjithçka që duhet për t’ju inkurajuar të shpërndani sa më shumë informa

Postuar: 23/06/2018 - 19:27

Mënyrat dhe metodat që sigurojnë nxënësit në të gjithë botën për të kopjuar në provime janë një p

Postuar: 23/06/2018 - 18:25

Genesis, Kia dhe Hyundai, kanë lënë pas markën gjermane Porsche, duke zënë 3 vendet e para në një

Postuar: 23/06/2018 - 17:00

Instagram do të rrisë limitin e videove të që mund të publikohen në platformë nga 1 minutë në 10

Postuar: 22/06/2018 - 23:43

Aplikacioni Instagram është i pranishëm në çdo moment të jetës tonë, aq sa është bërë dhe model i