
Postuar: 03/09/2018 - 08:28
Që shumë kohë më parë njerëzimi është trembur nga ajo që mund të bëjnë robotët për të shkurtuar vendet e punës dhe jo vetëm. Por, si duket, frikërat e “klasës” punëtore po kthehen në realiteti ditë pas dite.
Zhvilluesit e teknologjisë së automatizimit thonë se robotika po e transformon industrinë. Kjo pasi robotët e bëjnë punën më të sigurt dhe duke i ndihmuar kompanitë të marrin më shumë projekte dhe t’i përfundojnë ato më shpejt.
Kështu, një anëtar i ri po i bashkohet ekipeve të punës për shtrimin e tullave në ndërtimin e një shkolle të re. Anëtari i ri quhet SAM, shkurtimi për “Semi-Automated Mason”, një robot i krijuar nga kompania me qendër në Nju Jork, “Construction Robotics”.
SAM mund të vendosë rreth 3.000 tulla në ditë ,disa herë më shumë se sa një murator i zakonshëm.
Todd Berich, presidenti i kompanisë Berich Masonry u shpreh:
Shtysa për krijimin e këtij roboti ishte dëshira për të zbuluar teknologji që do të më lejonin të bëja më shumë vëllim pune dhe të plotësoja kërkesat e klientëve të mi, duke bërë më shumë punë për përballimin e tyre”, thotë Todd Berich, president i kompanisë Berich Masonry."
Por, sado benefite që të sjellin këta robotë për punëdhënësit, në një farë mënyre ata përbëjnë rrezik për punëtorët të cilëve iu vihet në pikëpyetje vendi i punës.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: