Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mësoni pse “Facebook” po fshihet çdo ditë nga telefonat

Postuar: 25/09/2018 - 17:28

 Gjithnjë e më shumë rrjeti social “Facebook” po zhduket në mesin e të rinjve. Gjithashtu zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe me përdoruesit e vjetër.

Qendra Kërkimore Pew ka nxjerrë të dhëna të reja ku përfshin përdoruesit e “Facebook”-ut të moshës 18 vjeç e lart, 42% e atyre që janë anketuar, kanë marrë “pushime” nga rrjeti social për “disa javë ose më shumë” gjatë vitit të kaluar.

Nga ky kërkim rezulton se një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre.

Sondazhi i Pew u krye mes 29 majit dhe 11 qershorit, kohë kur skandali i privatësisë së “Cambridge Analytica” të “Facebook” ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve.

Por është një shenjë alarmuese që tregon se njerëzit kanë një shije të keqe në gojën e tyre nga “Facebook”-u pas disa muajsh duke dëgjuar rreth ndërhyrjeve në zgjedhje, fushatave të keqinformimit dhe praktikave të diskutueshme të moderimit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.
 

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogar

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf