Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratohet ligji më i ri për rrjetet sociale, ja çfarë do ndodhi me postimet që...

Postuar: 12/04/2019 - 21:39

Austria pritet të shqyrtojë një ligj të ri, i cili nëse do të miratohet dhe do të hyjë në fuqi në vitin 2020, do ta bënte të gjurmueshme shkrimin e një postimi me gjuhë urrejtjeje me autorin e tij, e njëkohësisht edhe diçka të detyrueshme për platformat e mëdha të internetit, që të regjistrojnë përdoruesit dhe t’iu heqin atyre mundësinë e fshehjes pas anonimitetit të postimeve me përmbajtje të tillë.

“Për fat të keq, kemi pasur një numër në rritje të shkeljeve flagrante, denigrimeve dhe poshtërimeve ‘online’ kohët e fundit, duke u fshehur nën petkun e anonimitetit. Pikërisht për këtë arsye kemi nevojë për një kuadër ligjor që do ta bëjë më të përgjegjshëm lundrimin ‘online’”, shkroi Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetin social “Twitter”.

Ligji pritet të hyjë në fuqi në 2020-n dhe do të detyronte Facebookun, Twitterin dhe Instagramin që të regjistrojnë përdoruesit e tyre, sipas asaj që ka thënë Gernot Bluemel, ministër në detyrë për Marrëdhëniet me BE-në, Artin, Kulturën dhe Mediet.

Forma e regjistrimit është një aspekt që do t’iu lihet në dorë platformave gjigante, por autoritetet e këtij vendi do të mund të kenë qasje në identitetin e përdoruesve, në rast konstatimi të një postimi me nota urrejtjeje, apo nëse do të shkeleshin ligjet.

“Hapësira ‘online’ vërtet është e pakufizuar, por nuk mund të jetë edhe pa ligje”, tha Bluemel për reporterët, menjëherë pas një takimi të përjavshëm të kabinetit qeveritar, duke shtuar se Austria synon të shënojë kështu precedentin e parë edhe për vendet e tjera në këtë aspekt.

Në fakt, ka qenë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili shkaktoi një debat ndërkombëtar në fillim të këtij viti, teksa sugjeroi ndalimin e publikimeve anonime në rrjetet sociale.

Që një ligj i tillë të funksionojë në Austri, duhet që veç miratimit nga parlamentarët vendas, të miratohet edhe nga Komisioni Europian, për të garantuar se ai është në përputhje me rregulloret e BE-së, sipas të cilave një vend anëtar nuk mund të ketë kufizime ekstra ndaj platformave ‘online’ krahasuar me vendin e origjinës.

Projektligji i propozuar do të aplikohej mbi platformat e internetit që kanë një qasje të konsiderueshme, me mbi 100 mijë përdorues apo 500 mijë euro të ardhura të përvitshme në Austri, sikurse edhe ndaj medieve “online” që sigurojnë më shumë se 50 mijë euro ndihma shtetërore.

Por, edhe në këtë vend, opozita e ka kritikuar këtë projektligj me justifikimin se kufizon lirinë e shprehjes dhe u ofron gjigantëve si Facebook më shumë të dhëna mbi përdoruesit, ndërkohë që rrjeti më i madh social i botës u vu në qendër të kritikave për mënyrën sesi i menaxhon informacione të tilla private pak kohë më parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 21:53

Rrjeti Facebook ka njoftuar ndryshimin e rregullave sesi komentet publike renditen në faqe, duke thënë se do të rendisë opinionet për të shfaqur atë që rrjeti beson se është “përmbajtje më kuptimplotë”.

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “A

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.