Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos fajësoni bateritë për çdo shpërthim litiumi

Postuar: 20/03/2017 - 21:10

Bateritë e litiumit kanë qenë shpesh në vëmendjen e medieve për aksidentet me mjetet personale elektronike , teksa zhvillimi i fundit fliste për një shpërthim kufjesh në avion. Incidenti erdhi pak pas skandalit të shpërthimit të baterive të  Samsung Galaxy Note 7 i cili tërhoqi nga tregu miliona produkte.

Bateritë e litiumit mund të jenë vërtet të rrezikshme pasi dy elektrodat i ndan vetëm një shtresë e hollë poli-propileni dhe nëse kjo thyhet gjërat nxehen shumë aty brenda. Bateritë janë gjithashtu të mbushura me elektrolit që mund të marrë flakë kur nxehet dhe takon me oksigjenin.

Incidentet tregojnë se ka ndiçka të gabuar me mënyrën e ndërtimit të këtyre baterive, por ashtu siç dëshmoi skandali i Samsung Note 7, kjo nuk është diçka e thjeshtë, pasi disa prej aparateve nuk ishin izoluar mirë kurse në të tjerë nuk kishte hapësirë të mjaftueshme mes elektrodave.

Kjo ndodh se aparatet moderne dizenjohen për të qenë sa më të lehtë dhe elegantë dhge me një bateri të fuqishme në një trup sa më të vogël.

Por edhe në rastet kur mjeti është dizenjuar mirë lëshimet ëprtokë apo konsumi mund të bëjnë më të dobët burimin e energjisë. Mënyra më e mriz për të parë dëmin e baterisë është kontrolli ndaj fryrjes apo nxehjes së tepruar të mjetit tuaj.

Gjithashtu ne duhet të mendohemi mirë kur përdorim një karikues të pasigurtë, të cilët për arsye kostoje prodhohen me izolim të dobët dhe me standarde të ulëta sigurie. Presionet dhe konkurrenca e industrive të baterive është gjithashtu një arsye për gabimet dhe dështimet në produkte, teksa disa qindarka që ata mund të kursejnë për një aparat, mund të përkthehen në miliona fitime të industrisë. Prandaj prodhuesit mundohet të nxjerrin bateritë e litiumit sa më lirë dhe më materiale të dobëta. Bizneset globale kanë demokratizuar industrinë e elektronikës së konsumit deh shumë herë kursimet vijnë në kurriz të sigurisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/03/2017 - 21:18

Ultratingujt e fokusuar të intensitetit të lartë , janë metoda e fundit terapeutike të trajtimit të tumoreve. Proceduyra bëhet pa ndërhyrje me anë të përçimit të ultratingujve në një lente, mbi rajonin problematik.

Postuar: 28/03/2017 - 21:10

Ky mikrodron huazon nga njё prej grabitqarёve vёzhgues mё efikas sё natyrёs, pёr tu bёrё njё nga dronet mё tё efektshёm  teknologjik. 

Postuar: 28/03/2017 - 20:25

Samsung ka konfirmuar se do të riparojë dhe do të nxjerrë së shpejti në shitje produktin e saj Galaxy Note 7 të rikthyer prapa në 2016 prej problemeve me baterinë, dhe siguroi k

Postuar: 28/03/2017 - 20:02

Problemi i pabarazisë dhe shpërndarjes së padrejtë të pasurisë nxiti profesorin e mekanikës Adrian Bejan, të universitetit  Duke në SHBA, të vriste mendjen për përgjigjen.

Postuar: 28/03/2017 - 19:40

Kohët e fundit është shtuar frika se automatizimi i makinerive të së ardhmes në formën e robotëve apo inteligjencës artificiale do të shkatërrojë vendet e punës, por llogaritja

Postuar: 28/03/2017 - 19:35

Duke parë rolin e Kinës si një lider global në prodhimin e dronëve dhe pajisjeve ushtarake pa pilot, është logjike që ajo të kryesojë dhe në zhvillimin e kapaciteteve anti-dron,