Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndihmës edukatorë robot, risia më e re në kopshtet e Kinës

Postuar: 30/08/2018 - 23:26

Fëmijët e një kopshti në Pekin shkrihen së qeshuri ndërsa përpiqen të zgjidhin një problem të drejtuar nga mësuesi i tyre i ri. Një robot shumë i vogël me kokë të rrumbullakët dhe me fytyrë me ekran me prekje.

Me një gjatësi rreth 60 centimetra, asistenti autonom ‘’Keeko’’ po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Roboti i bardhë dhe topolak, pa krahë lëviz me ndihmën e rrotave të vogla. Kamerat e integruara në pjesën e brendshme të robotit i shërbejnë për orientim dhe i mundësojnë gjithashtu fëmijëve për të regjistruar video.

Në Kinë, robotët shërbejnë tashmë për dorëzimin në shtëpi të pazareve, shoqërojnë personat e moshuar, apo të vënë në dijeni për ligjet. Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.

Në kopshtin Yisëind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen me një zë fëminor, historinë e një princi të humbur në shkretëtirë.

Misioni i tyre, rikompozimi me format e vendosura në dysheme gjithë itinerarin e ndjekur nga personazhi i tregimit duke e demonstruar në ekranin e robotit. Në çdo përgjigje të saktë, ”Keeko” reagon me entuziazëm, ndërsa në ekran shfaqen tek pjesa e syve zemra të kuqe.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2018 - 22:38

Shkencëtarët kanë njoftuar dhe hap madhor drejt mjeteve fluturueset së ardhmes, të fuqizuar nga energjia e joneve dhe jo me rotorë të djegies së karburantit.
 

Postuar: 21/11/2018 - 20:49

Një mesazh që u kërkon përdoruesve që marrin pjesë në një “konkurs të së Premtes së Zezë&rd

Postuar: 21/11/2018 - 18:48

Tre skelete të ruajtura çuditërisht mirë të një specieje të panjohur dinozauri vegjetarian janë

Postuar: 21/11/2018 - 18:07

Ndoshta për ju është pak e ekzagjeruar, por ne (dhe shumë të tjerëve) na ndryshoi jeta kur zbul

Postuar: 21/11/2018 - 18:01

Nëse jeni në një udhëtim të gjatë ose të ngecur në trafik gjatë një udhëtimi të përditshëm, një b

Postuar: 21/11/2018 - 12:21

Rrjeti social Tumblr është hequr nga App Store, sepse ka lejuar që disa përdorues të postonin ima

Postuar: 21/11/2018 - 07:55

Jeni lodhur nga lëvizja e kursorit në telefonin tuaj iPhone?