BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Tech

Ndryshim i madh nis nga dita e sotme, ja pse WhatsApp nuk do të jetë më i njëjti, kompania thirrje urgjente përdoruesve

Ndryshim i madh nis nga dita e sotme, ja pse WhatsApp nuk do të jetë

Në miliona smartphone të vjetër, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari. Ky vendim merret duke nisur nga dita e sotme nga Shkurt 2020, WhatsApp nuk do të funksionojë në disa aparate celularë me sistem operativ Android dhe IOS.

Kompania ka njoftuar se në telefonat Android, aplikacioni i mesazheve nuk do të jetë më i disponueshëm në versionet 2.3.7 dhe më të vjetër se kaq. Sipas të dhënave të Google, vetëm 0.3 % e pajisjeve Android funksionojnë ende me këtë sistem.

Ndërsa celularët iPhone me sistem IOS 8 dhe më të vjetër do të humbasin gjithashtu mbështetjen e WhatsApp. Apple thotë se vetëm 7% e pajisjeve të saj funksionojnë me sistemin më të vjetër se IOS 12.

Kompania e WhatsApp u bën thirrje përdoruesve që të përdorin sistem operativ sa më të fundit. Sipas kompanisë, kjo ndihmon në rritjen e sigurisë për ruajtjen e të dhënave.