Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Ndryshime në Facebook, postimet nga bizneset, markat apo mediat nuk do të kenë më prioritet
Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2018
“Facebook” ka vendosur të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes duke sjellë kështu ndryshime në ardhjen e lajmeve në këtë platformë. Postimet nga bizneset, markat apo mediat nuk do të kenë më prioritet.
Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.
Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij.
"Ne kemi marrë reagime nga komuniteti ynë se përmbajtja publike - postimet nga bizneset, markat dhe mediat - po eliminojnë momentet personale që na bëjnë të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin", shkroi z. Zuckerberg.
Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.
Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij. Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ia vlen barra qiranë.