BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Tech

Ndryshimet për të drejtat e autorit, BE përballet me reformën kontradiktore

Ndryshimet për të drejtat e autorit, BE përballet me

Ligjvënësit e BE  janë të vendosur të votojnë për një reformë kontradiktore të të drejtës së autorit që mund të ndryshojë mënyrën se si kompanitë e internetit trajtojnë përmbajtjen e ngarkuar nga përdoruesit.

Në muajin Korrik pati një refuzim të një versioni të propozuar që shoqërohej nga një fushatë e ashpër nga të dyja palët. Kritikët frikësohen se rregullat janë shumë të gjera dhe mund të ndikojnë negativisht në aspekte të caktuara.

Por shumë të tjerë i mbështesin dhe i shohin si të nevojshme për të mbrojtur artistët. Megjithatë, edhe pse janë bërë qindra ndryshime që nga votimi i Korrikut, kundërshtuesit thonë se çështjet e mëdha mbeten ende.

Cila është polemika?

Direktiva e propozuar për të drejtën e autorit supozohet të mbrojë krijuesit duke detyruar pagesa ndaj tyre nëse puna e tyre kopjohet ose lidhet me internetin. I gjithë debati përqëndrohet në dy seksione: nenet 11 dhe 13.

Pse plani i Europës për të drejtat e autorit i Evropës ishte kaq i diskutueshëm

Ligji mbi të drejtën e autorit mund t’i japë fund memeve në internet

Neni 13 ka tërhequr vëmendjen më të madhe dhe kritikët e kanë etiketuar si një “filtër  ngarkimi”. Nëse një përdorues përpiqet të ngarkojë muzikë, fotografi ose ndonjë gjë tjetër, ai duhet të kontrollohet kundrejt një baze të dhënash dhe të filtrohet nëse përmban materiale me të drejtë autori. Në mënyrë efektive, kjo i bën faqet si Facebook dhe Youtube përgjegjëse për atë që ngarkojnë përdoruesit e tyre.

Por sasia e madhe të materialeve të ngarkuara, vështirë të përballohet nga njerëz, prandaj filtrimi do të duhej të bëhej automatikisht nga kompjuterat. Sisteme të tilla janë të shtrenjta dhe shpesh kritikohen për të qenit tepër të zellshëm në filtrimin e çdo gjëje që mund të jetë e mbrojtur nga autori. Seksioni tjetër i debatuar, neni 11, kërkon të japë të drejta të reja për mediat dhe publikuesit, duke u dhënë atyre një pjesë të të ardhurave nga grumbulluesit si Google.

Pro dhe kundër?

Shumë shoqata krijuese të industrisë vazhdojnë të bëjnë fushatë për zbatimin e direktivës. Përkrahësit thonë se rregullat e reja do të mbrojnë artistët dhe krijuesit, duke e bërë më të lehtë për ata të fitojnë jetesën dhe se ndryshimet e bëra që nga Korriku duhet të zvogëlojnë shqetësimet.

Përpara votimit të Korrikut, rreth 1,300 muzikantë shpallën mbështetje për ndryshimet, të cilat do t’i kërkonin faqeve të internetit si YouTube ose Facebook për të zbuluar dhe fshirë ngarkimet e përdoruesve që cënojnë të drejtën e autorit.

Ajo që shton konfuzitetin është ndarja e paqartë mes atyre pro dhe atyre kundër. Dhe ndërsa disa kritikë thonë se ndryshimet do të dëmtojnë bizneset e vogla në dobi të gjigantëve ekzistues të internetit, të njejtët gjigantë, duke përfshirë Facebook dhe Google, gjithashtu kundërshtojnë direktivën, e cila do t’i bënte përgjegjës për përmbajtjen e ngarkuar nga përdoruesit e tyre.

Çfarë vijon?

Votimi i Korrikut u refuzua pasi mijëra njerëz të zakonshëm kontaktuan me përfaqësuesit e tyre evropian pas një fushate bazë. Por sipas rregullave të parlamentit europian, kjo do të thoshte se do të ndryshohej dhe debatohej përpara se të shkonte për një tjetër votim, të mërkurën.

Janë propozuar më shumë se 250 ndryshime në tekstin origjinal. “Ky votim është shansi ynë më i mirë për të parandaluar reformën e autorit nga BE që të shkaktojë dëm të përhershëm “, tha Julia Reder, anëtare e Parlamentit Europian, njofton PCWorld Albanian.

Ndërkohë, grupi i të drejtave digjitale, Fondacioni i Kufijve Elektronikë tha se propozimi ishte kaq i tmerrshëm,dhe se mund të quhej një ngjarje me nivel zhdukje për internetin. Deputeti francez Marc Joulaud gjithashtu tha: “Ndjesia e shumicës në parlament është se të mërkurën ne vendosim jetën ose vdekjen e ligjit”.