Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshoni fjalëkalimin e Facebook urgjent, ja çfarë ka ndodhur me gjigandin social

Postuar: 22/03/2019 - 19:01

 Facebook ka dështuar sërish në sigurinë kibernetike, që do të thotë se duhet të konsideroni mundësinë për të ndryshuar fjalëkalimin në këtë rrjet social. Sipas The Sun, fjalëkalimet e 600 milionë llogarive të përdoruesve ishin të ruajtura me tekst të thjeshtë, në vend që të ishin të koduara.

Vetë Facebook ka pranuar këtë gabim nga ana e saj dhe bëri me dije se problemin e kishte zbuluar pas një kontrolli rutinë të elementëve të sigurisë në muajin Janar. Lista me fjalëkalimet e 600 milionë përdoruesve që janë të ruajtura me tekst të thjeshtë, mund të hakerohet apo të vidhet nga palë të treta, duke bërë që ata të kenë akses në llogarinë tuaj të Facebook.

Pas këtij gabimi të Facebook me elementët e sigurisë kibernetike, ekspertët këshillojnë që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në këtë rrjet social në mënyrë të menjëhershme. Nëse të njëjtin fjalëkalimin e keni përdorur edhe në rrjete të tjera sociale apo llogari të tjera, është e këshillueshme që ta ndryshoni gjithashtu.

Ndonëse pranoi gabimin, Facebook shtoi se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që fjalëkalimet e 600 milionë përdoruesve të ruajtura me tekst të thjeshtë dhe jo të koduar, të jenë hakeruar apo përdorur nga palë të tjera. Megjithatë, këshillohet që t’i paraprini çdo situate dhe të ndryshoni fjalëkalimin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 18:08

Instagram është duke fshehur numrin e pëlqimeve në postime, në disa vende duke përfshirë Australinë dhe Japoninë.

Postuar: 17/07/2019 - 18:17

Një aplikacion i ri që quhet “FaceApp” është kthyer në trendin e verës.

Postuar: 17/07/2019 - 12:28

Agjencia e taksave në Bullgari ka rënë pre e një sulmi kibernetik i cili ka vjedhur të dhënat e t

Postuar: 16/07/2019 - 18:13

 Rrjeti social “Facebook” është gjobitur tashmë me një gjobë që ka vlerën e prej

Postuar: 16/07/2019 - 17:09

I ftuar në studion e Top Talk, kreu i PDK, Nard Ndoka foli për përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, d

Postuar: 13/07/2019 - 08:51

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh  ndaj

Postuar: 10/07/2019 - 08:33

Prej disa kohësh Instagrami ka marrë stafetën si rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën.