Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një “kurth” nga Facebook? Ja pse nuk duhet ta bëni sfidën e 10 viteve ndryshim

Postuar: 18/01/2019 - 07:21

Kohëve të fundit njerëzit e internetit janë angazhuar, duke gërmuar nëpër “arkiva” për t’u bërë pjesë e një sfide të fundit që po qarkullon.

 
Bëhet fjalë për sfidën që vjen nën hashtagun, #10yearchallenge, ose në shqip sfida e 10 viteve.
 
Në ndryshim nga sfidat e tjera, kjo është e padëmshme, e vetmja gjë që duhet të bëni është të postoni një foto aktuale dhe një të 10 viteve më parë.
 
Shumë figura të njohura dhe njerëz të zakonshëm nuk kanë hezituar të postojnë në rrjete sociale foto të tyre të mëparshmet për të parë ndryshimin e një dekade.
 
Por, a është gjithmonë mirë të ecësh me turmën dhe të bësh diçka që po e bëjnë të gjithë masivisht?
 
Sipas Kate O’Neill, autore e librit “Tech Humanist”, sfida e re virale mund të jetë thjesht një “kurth” i përdorur nga rrjetet sociale për të përmirësuar teknologjinë e njohjes së fytyrës.
 
Kjo teknologji është e aktivizuar aktualisht tek aplikacioni i Facebook-ut, kjo është edhe arsyeja që rrjeti social e njeh automatikisht fytyrën tuaj në një foto të postuar nga miqtë tuaj.
 
Kate shkruan në një postim në Twitter:
 
Unë 10 vjet më parë: me siguri edhe unë do t’i bashkohesha valës së meme-ve në fotot e profilit që po qarkullojnë në rrjet. Unë tani: mendoni pak se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të trajnuar algoritme të njohjes së fytyrës në bazë të progresionit të moshës.”
Ajo mbështet teorinë se sfida e fotove me 10 vite diferencë është nxitur me qëllim për të pasur në dispozicion foto të kohëve të ndryshme në njerëz të racave dhe vendeve të ndryshme.
 
Me pak fjalë, po vazhdojmë t’i “shesim” veten falas gjigantëve të teknologjisë, rrjetet sociale të të cilëve i përdorim “pa” pagesë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 19:17

NASA po përshpejton planet për të rikthyer amerikanët në hënë, pro kësaj here agjencia hapësinore thotë se do të rrinë aty.
 

Postuar: 16/02/2019 - 15:28

Kompania amerikane “Google” ka zbuluar në hartat e saj vendin ku ndodhet sistemet r

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.