Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me telefonat më të mirë gjatë vitit 2017

Postuar: 27/09/2017 - 22:41

Për adhuruesit e telefonave të mençur, viti 2017 do të jetë mjaft interesant, pasi në treg do të paraqiten disa nga telefonat mjaft interesant. Ndërsa ata do të jenë telefona “Android”, “iPhone” dhe telefona nga “Windows”.

“Apple iPhone 8”

Apple ka vendosur të dalë fuqishëm në përvjetorin e dhjetë të “iPhone” dhe njëherësh do t’i kompensojë edhe “dështimet” me modelet e vitit 2016. Një kombinim i ndryshimeve të dizajnit dhe harduerit, do ta bëjë telefonin e ri “iPhone 8” një pajisje shumë radikale që nuk është parë deri më sot. Ai do të ketë një shtresë të vetme xhami që shkon skaj më skaj, ndërsa pritet që edhe korniza të jetë nga xhami. Pastaj do të jetë skaneri TouchID, i cili do të fshihet brenda xhamit, derisa butoni Home, do të hiqet krejtësisht. Aty do të jetë edhe mbushja me “Wireless”, ndërsa do të ketë procesorin Apple A11, që e bën shumë më të shpejtë.

“HTC 11”

Në prill, “HTC”-ja do të vijë me versionin e ri 11, i cili do të lansohet në prill të 2017-s dhe do të ketë përmirësime të shumta, duke përfshirë procesor më të shpejtë, më shumë RAM memorie dhe bateri me jetëgjatësi më të madhe.

“LG G6”

“LG”-ja ka vendosur të heqë dorë nga dizajni i zakonshëm për modelin e ri “G6” dhe do të aplikojë shtresë xhami para dhe prapa. Po ashtu, do të ketë mbushës pa tel, procesor më të shpejtë dhe grafikë të fuqishme. Po ashtu, do ta ketë edhe sendorin e konfirmimit dhe kamera shumë të fuqishme.

“Microsoft Surface Phone” 

Microsoft tashmë ka filluar punën në modelin e ri të telefonit. Bëhet fjalë për “Surface Phone”, i cili do të ketë ekran 5.5 inç Quad-HD AMOLED, 4GB RAM, 64 apo 128GB memorie për ruajtje të të dhënave, procesorin 64-bit Intel, kamerën 21 megapiksel para dhe atë 8 megapiksel prapa. Po ashtu, do ta ketë lapsin për shfletim dhe një port USB-C.

“Samsung Galaxy Note 8”

Pas problemeve me modelin “Note 7”, reputacioni i “Samsung” ka rënë dukshëm, prandaj kjo kompani ka vendosur ta përmirësojë atë, duke përgatitur modelin “Note 8”, i cili del në shitje në muajin shkurt, së bashku me “Galaxy S8”. Pritet të ketë ekran 5.7 inç Quad-HD, me mbështetje S Pen, procesor të fuqishëm, memorie më të madhe, përvojën mobile VR, dy kamera, rezistencën ndaj ujit e shumëçka tjetër.

“Samsung Galaxy S8” & “Galaxy S8 Plus”

“Samsung” në muajin shkurt sjell versionin e ri të modelit “Galaxy S8” dhe “Galaxy S8 Edge”.  Përveç ekranin 5 inç Ultra-HD,, procesorit të fuqishëm, ai do të ketë edhe 6 GB RAM dhe kamerë shumë më të fuqishme.

“Sony Xperia Z6”

“Sony” kishte neglizhuar paralajmërimin e modelit “Sony Xperia Z6” në ngjarjen “MWC 2016”, dhe në vend të kësaj kishte zbuluar modelin “Xperia X”. Por kjo nuk do të thotë se “Sony Xperia Z6” ka vdekur. Ajo ka vendosur që këtë model ta prezantojë në fillim të 2017-s, por ende nuk ka specifika për të.

“Google Pixel” and “Pixel XL”

Telefonat e parë të bërë nga “Google”, janë “Google Pixel” dhe “Pixel XL”. Në veçanti do të jetë interesant modeli “Pixel XL”, pasi do të ketë ekran të madh dhe rezolucion të lartë, një bateri me kapacitet të madh dhe një çmim të arsyeshëm. Edhe kamera e tij 12.3 megapiksel, ka marrë vlerësimin më të mirë nga “DXOMark Mobile”, ndërsa posedon edhe magazinimin e pakufizuar “cloud” për video dhe foto.

“Huawei P9”

Për vitin 2017, “Huawei” ka paraparë prezantimin e modelit “P9” por edhe “P9 Plus”. Ai do të ketë sistem të ri të kamerave të dyfishta, skanimin e gishtërinjve, procesor me tetë bërthamë, Kirin 955, 3 GB RAM dhe 32 GB për ruajtje të të dhënave, kornizë alumini, ekran 5.2 inç, full-HD Super AMOLED, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/10/2017 - 22:56

Funksioni “Njerëzit që mund të njohësh” i “Facebook” nga një lojë dëfruese ku mund të gjeje miqtë e vjetër të shkollës fillore mund të bëhet një farë “Vëllai i Madh”, në gjendje të nxjerrë sekretet e familjes.

Postuar: 14/10/2017 - 21:48

Jeni lodhur duke qenë të kufizuar vetëm në tekste, fotografi dhe video kur postoni në Facebook?

Postuar: 11/10/2017 - 22:57

Kur amerikanët futen në Google, gjëja e parë që hapin është një rrjet social. Kjo ndodh kudo, në fakt, apo jo? Si në Shqipëri, në fund të fundit.

Postuar: 10/10/2017 - 22:46

WhatsApp po ndërton një shërbim të ri që do të jetë krejtësisht ndryshe nga aplikacioni i tanishëm.

Postuar: 08/10/2017 - 22:35

Postuar: 27/09/2017 - 22:40

Duke arritur pak më vonë se dy të tjerët, iPhone X është certifikuar nga TENAA, që tregon baterinë e saj dhe kapacitetet e RAM – numrat për të cilat Apple flet rrallë.

Postuar: 27/09/2017 - 22:28

“Twitteri” do të dyfishojë gjatësinë e komenteve në këtë rrjet social, nga 140 shkronja që lejohen aktualisht në 280.