Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njoftimi zyrtar, Facebook zbulon çfarë ndodhi mbrëmë që ra rrjeti

Postuar: 14/03/2019 - 18:40

 Miliona përdorues në mbarë botën hasën dje probleme të shumta teknike si në Facebook dhe Instagram.

Për disa orë rresht ishte thuajse e pamundur të aksesoheshin këto dy platforma, por edhe në momentin kur një përdorues mundej të hynte në llogarinë e tij, haste në probleme të ndryshme, si pamundësia për të postuar.

Facebook njoftoi në rrjetin social Twitter se dyshonte që problemet të ishin shkaktuar nga një sulm DDoS, pra një sulm i jashtëm nga hakerat në drejtim të serverave të kompanisë.

Por duket se problemi ka qenë i shkaktuar nga brenda. Një gjë të tillë e ka bërë me dije rrjeti social në një postim pak minuta më parë në Twitter, raporton newsbomb.al.

“Dje, si rezultat i ndryshimit të konfigurimit të serverit, shumë njerëz hasën vështirësi në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona. Tani i kemi zgjidhur çështjet dhe sistemet tona janë duke u rikuperuar. Na vjen keq për shqetësimin dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve”, shkruan Facebook në Twitter.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 19:34

Bashkimi Evropian ka gjobitur me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë. Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit.
 

Postuar: 19/03/2019 - 18:31

 Rrjeti social Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por gjërat

Postuar: 17/03/2019 - 10:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me protes

Postuar: 14/03/2019 - 17:56

Sateliti iri i Evropës pranë planetit Mars ka zbuluar ës fundmi vendin e uljes së sondës amerik

Postuar: 14/03/2019 - 17:14

Përveç Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA përdoruesit raportojnë se i pa aksesue

Postuar: 14/03/2019 - 16:41

Mëngjesin e sotëm mediat kanë treguar arsyet e vërteta të cilat Facebook i mbante të fshehta pë

Postuar: 14/03/2019 - 10:25

Përmes një postimi, Facebook reagoi pas problemit serioz.