BREAKING NEWS

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të Politikave, Murrizi ia numëron ‘një për një’ Bashës: Nuk isha as pjesë e GOPIT. Spurdhjak, s’ke b*** për…

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të
x

Tech

Paraqiteshin si përdorues të rrjetit social, por ishin skema mashtruese, Facebook merr vendimin urgjent

Paraqiteshin si përdorues të rrjetit social, por ishin skema

Rrjeti social “Facebook” njoftoi sot se kishte bllokuar katër operacione të manipulimit publik, të udhëhequra nga grupe, që paraqiteshin si përdorues të rrjetit social dhe mbështeteshin nga Irani dhe Rusia.

“Ne u dhamë fund këtyre fushatave për shkak të natyrës së tyre mashtruese, jo për shkak të përmbajtjes që ata shkëmbenin”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë në internet i Facebook. Tre prej këtyre fushatave ishin orkestruar nga Irani dhe e katërta nga Rusia.

Gjigandi i teknologjisë i zbuloi këto operacione në kuadër të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në SHBA, në vitin 2020.