Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas listës së zezë të SHBA-së vjen vendimi i menjëhershëm, Google ndërpret lidhjet me Huawei-in, ndalon përditësimin e sistemit Android

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdorë vetëm versionin me kod të hapur të sistemit operativ në miliona smartfonë të saj.

Google ka pezulluar licencat dhe marrëveshjet për produktet e përbashkëta me gjigantin e komunikimeve kineze Huawei, pasi Uashingtoni akuzon kompaninë se po spiunon përdoruesit për llogari të Pekinit.

Gjiganti teknologjik ka ndërprerë marrëveshjet e biznesit me Huawei, që përfshijnë transferimin e pajisjeve dhe softueri.

Pas kësaj lëvizjeje, Huawei ka të ngjarë të humbasë aksesin në përditësimet e sistemit operativ Android dhe smarfonët e saj të ardhshëm do të mbyllen nga disa aplikacione të Google, duke përfshirë aplikacionet “Google Play Store” dhe “Gmail”.

Firma kineze, megjithatë, do të ketë ende qasje në versionin me kod të hapur të sistemit operativ Android.

“Ne jemi në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve,” konfirmoi një zëdhënës i Google në një deklaratë të shkurtër.

“Për përdoruesit e shërbimeve tona “Google Play” dhe mbrojtjet e sigurisë nga “Google Play Protect “do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei.”, vijoi ai.

Uashingtoni në mënyrë të përsëritur e ka akuzuar kompaninë Huawei për spiunazh përmes produkteve të saj, në emër të qeverisë kineze.

Krerët e gjashtë agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan qytetarët amerikanë kundër përdorimit të produkteve Huawei vitin e kaluar dhe telefonat e kompanisë kineze u ndaluan menjëherë nga baza ushtarake amerikane. Por Huawei i mohon akuzat.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 21:53

Rrjeti Facebook ka njoftuar ndryshimin e rregullave sesi komentet publike renditen në faqe, duke thënë se do të rendisë opinionet për të shfaqur atë që rrjeti beson se është “përmbajtje më kuptimplotë”.

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “A

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.