BREAKING NEWS

Rëndohet situata, 25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri (Harta)

Rëndohet situata,  25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
x

Tech

Pas vendimit drastik të Google ndaj Huawei-it, të tjera kompani të fuqishme i bashkohen motorit gjigant të kërkimit, ja pezullimet e kontratave

Pas vendimit drastik të Google ndaj Huawei-it, të tjera kompani

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tjera informacione. Kompanitë si Intel, Qualcomm dhe madje edhe Broadcom bashkohen me Google duke pezulluar kontratat e furnizimit me Huawei, pas ndalimit të vendosur nga qeveria amerikane. Lajmi nuk është konfirmuar akoma në mënyrë zyrtare, por raportohet nga Bloomberg i cili i referohet pezullimit në mënyrë të menjëhershëm të marrëveshjeve ekzistuese.

Sipas burimit, punonjësit e tre kompanive u njoftuan për ndalimin e marrëveshjeve të lartpërmendura deri në daljen e një tjetër njoftimi.

Aktualisht, Intel furnizon Huawei me çipat për serverat dhe përpunuesit për linjën e saj të laptopëve, ndërsa roli i Qualcomm është më i vogël, pasi prodhuesi kinez zhvillon modemet e veta për pajisjet e tij mobile.

Sipas Bloomberg, Huawei ka ndërmarrë tashmë masa për të adresuar atë që po ndodh, duke grumbulluar aksione të çipave dhe përpunuesve nga furnizuesit amerikanë që do të lejonin që të vazhdonte për të paktën tre muaj. Ndoshta duhet një periudhë kohe për të përcaktuar nëse ndalimi i vendosur nga Shtetet e Bashkuara do të jetë i përhershëm apo do të ketë një afat të përcaktuar dhe do të jetë i kapërcyeshëm

Efektet e masës së miratuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Huawei u shfaqën edhe më të qarta gjatë fundjavës, kur u publikua lajmi i pezullimit të licencave të Google. Nuk mund të përjashtohet që kompanitë e tjera amerikane gjithashtu do të vendosin të bien dakord me urdhrat e qeverisë. Referenca shkon së pari tek Microsoft, i cili mund të zgjedhë të pezullojë marrëveshjet e furnizimit për sistemin operativ Windows të përdorur në laptopët Huawei, edhe nëse nuk ka konfirmime zyrtare ose jozyrtare.

Duhet të kujtojmë se për momentin vetëm motori gjigant Google ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje, ndërsa ato të kompanive të tjera të përfshira, duke filluar me vetë Huawei, janë në pritje.