Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pasi Google shkëputi të gjitha lidhjet me Huawei, i vjen “goditja” tjetër e fortë gjigantit kinez të teknologjisë, ja nga kush braktiset

Postuar: 20/05/2019 - 14:49

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane, Google ka pezulluar licencat dhe marrëveshjet për produktet e përbashkëta me gjigantin e komunikimeve kineze Huawei. Pas vendimit që mori Trump, kanë ardhur shumë reagimi nga kompanitë më të fuqishme teknologjike.

Gjithashtu Infineon, një prodhues mikroçip gjerman, do të ndërpresë  kontratat e saj të furnizimit me Huawei pas reagimit të Trump, siç bëjnë shumë kompani amerikane, siç vepruan Google, Qualcomm dhe Intel. Akoma lajmi nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare, por raportohet sipas Nikkei Asian Review duke cituar dy burime të brendshme.

Me sa duket, ndërprerja e kontratës nuk ka të bëjë vetëm me kompanitë amerikane, por edhe me kompani të huaja që përdorin një sasi të caktuar të teknologjisë amerikane në prodhimet e tyre.

 Infineon do të ndërmarrë të njëjtin vendim, por e njëjta situatë do të jetë edhe për dy gjigantët e tjerë evropianë në këtë sektor: STMicroelectronics dhe AMS, përkatësisht Italo-Franceze dhe Austriake. Të tre kompanitë,  sipas Reuters, kanë humbur disa pikë përqindje në bursë (rreth 4%) pikërisht për shkak të kësaj situate që po kalon.

Asnjë informacion dhe asnjë konfirmim në rrugë zyrtare nuk kanë dhënë asnjë nga të tre kompanitë. Sipas informacioneve menaxherët e STMicroelectronics do të takohen gjatë javës për të diskutuar mbi situatën në të cilën ndodhen dhe për të dhënë një zgjidhje dhe informacion në rrugë zyrtare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 21:53

Rrjeti Facebook ka njoftuar ndryshimin e rregullave sesi komentet publike renditen në faqe, duke thënë se do të rendisë opinionet për të shfaqur atë që rrjeti beson se është “përmbajtje më kuptimplotë”.

Postuar: 04/06/2019 - 07:32

 Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “A

Postuar: 03/06/2019 - 16:19

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muz

Postuar: 31/05/2019 - 16:57

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve.

Postuar: 30/05/2019 - 09:01

Një investigim në telefonat iPhone zbuloi se më shumë se 5400 aplikacione dërgojnë të dhëna të pë

Postuar: 25/05/2019 - 11:05

Shumë shpesh mund t’ju ndodhë që ta karikoni celularin në vende publike ku ofrohen “s

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.