Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pasi të keni lexuar çfarë thotë studimi do ta mbyllni Facebook-un menjëherë

Postuar: 02/02/2019 - 16:53

Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në rrjetin social.

Mbase për një arsye të thjeshtë: kemi krijuar varësi. Dëshironi të ndiheni më mirë? Fshijeni Facebook.

Një studim i ri shkon më tutje, na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook. Studimi quhet The Welfare Effects of Social Media dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç’aktivizojnë llogaritë për një muaj.

Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin.

Ç’aktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndienin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe. Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij, njofton PCW.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/02/2019 - 19:15

Kompania ‘Mars One Ventures’ e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për të jetuar (e rrjedhimisht dhe për të vdekur) në Planetin e Kuq, rezulton tashmë e falimentuar sipas të dhënave zyrtare

Postuar: 07/02/2019 - 15:48

Zyra Federale e Konkurrencës në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të r

Postuar: 06/02/2019 - 17:56

Përtej reklamave të kompanive për avantazhet që do tw sjelle rrjeti super i shpejtë ‘5g&r

Postuar: 05/02/2019 - 18:19

 Më në fund edhe Messenger, aplikacioni i Facebook sjell mundësinë për të fshirë një mesazh

Postuar: 04/02/2019 - 13:29

 WhatsApp në iOS, së shpejti, do të mbrohet me siguri biometrike.

Postuar: 03/02/2019 - 16:14

Aplikacione me qëllime dëmtuese vazhdojnë të shfaqen, pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë

Postuar: 02/02/2019 - 22:12

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonëve Galaxi, një faqe gjermane postoi