Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas një tjetër skandal privatësie, Zuckerberg-ut ‘i nxihet faqja’

Postuar: 11/06/2018 - 10:04

Një ditë pasi Facebook pranoi që ka ndryshuar privatësinë e postimeve të 14 milion përdoruesve nga ‘private’ në ‘publike’, tre ditë pasi u zbulua që kompania i ka dhënë akses në të dhënat e miqve të Facebook një kërcënimi kombëtar, dhe nuk është mbushur ende java pas shpërthimit të lajmeve që gjigandi i rrjeteve sociale u jep akses të dhënave të përdoruesve kompanive që prodhojnë pajisje, një tjetër skandal privatësie plas.

Dhunimi i privatësisë së ditës së sotme është dhënia e aksesit të listës së miqve të Facebook disa kompanive të tjera.

Wall Street Journal raporton që kompania që Mark Zuckerberg e nisi në dhomën e tij të konviktit tashmë ka kontrata me RBC Capital Markets dhe Nissan Motor Co, ku u jep akses listës së miqve. Nga këto lista kompanitë mund të marrin numrat e telefonit dhe një matës që quhet ‘friend link’, me anë të së cilës matet afërsia e miqve përmes interaktivitetit.

Sipas të madhës Wall Street Journal, Facebook i ka shpërndarë këto të dhëna që në vitin 2015, ndërsa është e paqartë nëse kontrata ka mbaruar apo vazhdon akoma.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 10:16

Të gjitha videot më të gjata se 60 sekonda, prej një viti tashmë, postohen kryesisht në IGTV.
 

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogar

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf