Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas skandali me Instagram, ekspozohen hapur miliona fjalëkalime

Postuar: 19/04/2019 - 13:50

Miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj. Lajmi është bërë i ditur nga Facebook, kompania që ka në zotërim këtë rrjet social. Gjigandi i mediave sociale deklaroi se fjalëkalimet e përdoruesve të Instagram ishin ruajtur me një tekst të thjeshtë dhe jo të enkriptuar (koduar). Kjo u ka dhënë mundësi punonjësve të kompanisë që të mund të shikojnë këto fjalëkalime.

“Vlerësojmë se kjo çështje ka prekur miliona përdorues të Instagram. Do të njoftojmë përdoruesit e prekur, sikurse kemi vepruar edhe në raste të tjera”, tha një zyrtar i Facebook.

Kompania nuk ka dhënë një shifër të qartë se sa përdorues janë prekur. Facebook po heton gjithashtu nëse këto fjalëkalime të përdoruesve të Instagram janë keqpërdorur nga punonjësit.

Ky është zbulimi i fundit i Facebook që ka të bëjë me gabimet në ruajtjen e privatësisë së përdoruesve. Pak ditë më parë, Facebook pranoi se kontaktet nga emailet e 1.5 milionë përdoruesve të saj ishin ekspozuar pa dashje, të cilat mund të jenë vjedhur apo keqpërdorur. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 20:41

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogari nga serveri, dy herë më shumë se gjashtë muajt e mëparshëm.

Postuar: 21/05/2019 - 22:48

Whatsapp është i mbushur me mashtrime të fshehta, përfshirë njërin që ju lejon të lexoni mesazhet

Postuar: 20/05/2019 - 13:48

Pas vendimit që mori motori i kërkimit Google për ndërprerjen e lidhjeve me Huawei-in vijnë të tj

Postuar: 20/05/2019 - 12:54

Pas kufizimeve të imponuara nga qeveria amerikane: Prodhuesi kinez do të jetë në gjendje të përdo

Postuar: 15/05/2019 - 16:19

Nga sot Facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përf

Postuar: 15/05/2019 - 09:28

Dy muaj pas një sulmi në një xhami në Zelandën e Re, që u transmetua drejtpërdrejt nga agresori n