Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rekordi i ri i Facebook: Reklamon 5 milion biznese

Postuar: 19/04/2017 - 21:31

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë Facebook është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha sot se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit dixhital. Dy gjigandët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës,transmeton Klan Kosova.

Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2017 - 22:19

Shkencëtarët e NASA po punojnë për arritjen e robotëve të tyre në një asteroid gjigant që mund të jetë me vlerë 10,000 kuadrilion dollarë, duke reduktuar kostot dhe duke llogaritur ta arrijnë rreth katër vjet më herët nga sa kishin menduar.

Postuar: 24/05/2017 - 22:48

Njerëzit që hanë rregullisht çokollatë mund të rrezikohen më pak nga rrahjet e parregullta të zemrës, tregon një studim i ri.

Postuar: 24/05/2017 - 22:41

Balenat Blu janë gjitarët më të mëdhenj të tokës por një studim i ri thotë se kjo është realizuar vetëm kohët e fundit.

Postuar: 24/05/2017 - 22:12

Dashamirësit po mbushnin sot kopshtin zoologjik të Tokios për të parë pandën në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, para se futet në kujdes intensiv.

Postuar: 24/05/2017 - 21:37

Google ka njoftuar së fundmi planet për të gjurmuar shitjet online me karta krediti dhe debiti për të dalluar efektin e reklamave në rrjet.

Postuar: 24/05/2017 - 21:34

Prodhimi i ri i modelit nostalgjik të fundshekullit të kaluar rikthehet me akses të kufizuar interneti 2.5G, dhe me çmim rreth 50 dollarë.

Postuar: 23/05/2017 - 21:04

Dubai ka bërë kësaj jave hapin e parë drejt dislokimin të robotëve ruajtës të rendit dhe zotohet se deri në vitin 2030 ata do të përbëjnë 25 për qind të forcave.