BREAKING NEWS

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je kundërshtari më i ulët ...

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je
x

Tech

Samsung prezanton topin robot që ndjek të zotin

Samsung prezanton topin robot që ndjek të zotin
Përveçse ndjek pronarin, roboti top-tenisi mund të sillet edhe si instruktor fitnesi dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë. Për shembull mund të aktivizojë elektroshtëpiaket inteligjente si vakumet robotike kur mëson se nevojitet një pastrim.
 
Samsung prezantoi një robot në formën e një topi tenisi i cili quhet Ballie dhe rrokulliset dhe lëshon tinguj ndërsa ndjek pronarin e tij.
 
Pajisja ka një kamera të integruar e cila mund të kapë dhe të ruajë momente të veçanta thotë gjiganti teknologjik Korean.
 
“E dua shume këtë tipin,” tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i Samsung H S Kim ndërsa Ballie e ndiqte në skenë. Ndërsa roboti është një ide argëtuese, ai mund të ketë vështirësi me shkallët.
 
Në median sociale pajisja është krahasuar me shoqëruesit robotikë të disa filmave si ai i Star Wars.
 
Samsung tha sa Ballie përmbush të gjitha standardet e sigurisë, privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Firma ende nuk ka zbuluar se kur pajisja do të jetë e disponueshme për tu blerë apo sa do të kushtojë. 
 
 
View image on Twitter