Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkencëtarët krijojnë mjetin telepatik të leximit

Postuar: 19/04/2017 - 21:43

Shkëncëtarët në Japoni kanë krijuar një aparat që lexon mendimet e njerëzve  duke monitoruar aktivitetin e trurit. Sistemi është i aftë të përkthejë aktivitetin elektrik të trurit në numra dhe shkronja, dhe mund të përdoret për krijimin e “makinave telepatike te shkrimit” për njerëzit që nuk mund të komunikojnë.

Kërkuesit e universitetit të Toyohashi pretendojnë se sistemi i tyre njeh numrat nga zero te nënta me saktësi rreth 90% dhe mund të lexojë gjithashtu 18 tipe fjalësh një-rrokëshe japoneze me  saktësi 60%.

Grupi thotë se një version i thjeshtë i mjetit që mund të lidhet me celularët, mund të krijohet brenda pesë viteve.

Për krijimin e mjetit shkencëtarët përdorën encefalogramë të lidhur me elektroda që monitorojnë aktivitetin e trurit kur njerëzit flasin me zë të lartë. Ata më pas përshtatën aktivitetin me numra dhe rrokje, duke bërë që sistemi të njohë atë që po flitet.

Teknologjia e ndërveprimit të njeriut me aparatet me anë të mendimit ka krijuar shumë interes nga grupe si Facebook dhe Darpa të cilët kërkojnë të krijojnë komunikim pa tastierë me përdoruesit. Mark Zuckerberg ka sugjeruar më parë se përdoruesit e rrjetit do të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm me anë të mendimit në të ardhmen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2017 - 08:21

Instagram vjen me risi. Bëhet fjalë për videot direkte të cilat mund të bëhen bashkë me pjesëmarrjen e miqve.

Ndonëse aktualisht ky opsion është në fazë testimi, në muajt e ardhshëm pritet të jetë në përdorim në nivel botëror.

Postuar: 18/09/2017 - 07:54

Apple dërgoi ditën e sotme ftesat e evenimentit tradicional të shtatorit i cili do të mbahet në datën 12 të këtij muaji.

Postuar: 17/09/2017 - 22:11

Gjëja e parë për të cilën shumë njerëz duan të flasin për iPhone X është çmimi 999 dollarë, por kur ju keni në dorë telefonin e ri, çmimi është gjëja e fundit që ju shkon ndër m

Postuar: 14/09/2017 - 13:19

Sot është bërë prezantimi i modelit të ri të iPhone, që vjen pikërisht 10 vite pasi është krijuar kompania Apple.

Postuar: 11/09/2017 - 22:54

Dihet se edhe për shumë kohë do të jenë 4K Apple TV, iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Postuar: 29/08/2017 - 22:15

Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit. Ata thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re.