BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Tech

Shqetësimi nga koronavirusi, “Apple” bën lëvizjen e papritur në Kinë dhe merr vendimin drastik

Shqetësimi nga koronavirusi, “Apple” bën lëvizjen e

Virusi vdekjeprurës që është përhapur në Kinë dhe po merr përmasa botërore ka shkaktuar panik edhe në zyrat e kompanisë së famshme teknologjike “Apple”, e cila ka marrë një vendim drastik.

“Apple” do të mbyllë të gjitha rrjetet e dyqaneve të saj në Kinë, të paktën deri më 9 shkurt.

“Jemi pranë të gjithë personave që janë prekur nga ky virus vdekjeprurës dhe mbështesim punën e atyre që punojnë 24 orë në 24 për të studiuar virusin dhe mënyrat për t’i bërë ballë”, -lexohet në deklaratën e lëshuar nga “Apple”.

“Për arsye sigurie, mbi bazën e këshillave të ekspertëve të shëndetësisë, do të mbyllin të gjitha zyrat, dyqanet dhe qendrat e kontaktit me publikun në Kinë, deri më 9 shkurt”.

Në funksion do të jenë të gjitha dyqanet “online” të “Apple” në Kinë.