Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimi, videolojërat nuk shkaktojnë dhunë

Postuar: 19/03/2018 - 11:54

Një studim i radhës ka treguar se nuk ka asnjë lidhje midis akteve të dhunës dhe përdorimit të videolojrave, shkruan tgcomNjë kërkim i ri shkencor, publikuar në revistën "Nature Journal Molecular Psychology" ka dalë në konkluzionin që nuk ka lidhje midis dhunës dhe videolojrave.

Kërkimi është bërë nga disa shkencëtarë gjermanë dhe është zhvilluar duke marrë në konsideratë tre grupe vullnetare, të ndarë sipas gjendjes shëndetësore, përgjithësisht të painteresuar për videolojrat, në total 77 vetë.

Para se të nisnin të luanin, çdo pjestari të grupit iu bë i njëjti pyetësor për të nxjerrë në pah zakonet personale. Njërit prej grupeve iu kërkua të luajnë "Gran Theft Auto V" (Hajdutët e makinave), një lojë me bazë kriminale, një nga lojrat më të famshme të të gjitha kohrave, ndërsa tre të tjerët luanin "The Sims 3" që ka në thelb jetën reale.

Pas testimit dy mujor, kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë ndryshim domethënës në nivel agresiviteti tek vullnetarët që kishin luajtur lojën "kriminale" GTA V për 30 minuta në ditë, çdo ditë. E njëjta gjë vlen edhe për nivelin e empatisë, ankthit, depresionit dhe disa faktorëve të tjerë të rrezikshëm.

Mes grupeve të lojtarëve nuk kishte asnjë ndryshim: "Bëhet fjalë për shembuj që kanë ndenjur shumë gjatë duke luajtur"-deklaroi njëri nga shkencëtarët e studimit.

Rezultati i kërkimit vjen pak ditë pas deklaratave të Donald Trump mbi dhunën e videolojrave dhe lidhjen që kanë me krimet e ndodhura kohët e fundit nëpër shkollat amerikane.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:10

Apple ka prezantuar më 12 shtator tri modele të reja të telefonave të mençur - iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.iPhone XR, që përbën modelin më të lirë nga të tre, do të dalë në shitje më 26 tetor, ndërsa do të

Postuar: 19/09/2018 - 22:20

 Ju ndodh që të celulari juaj të fiket papritmas gjatë kohës që ju e përdorni?

Postuar: 19/09/2018 - 17:32

Shkenctarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar lidhjen e internetit duke përdorur fibra optike

Postuar: 19/09/2018 - 13:20

Departamenti amerikan i drejtësisë ka hapur një hetim penal në lidhje me Tesla, pas një komenti n

Postuar: 19/09/2018 - 12:34

Fshatrat e Saksonisë së Poshtme, në veri të Gjermanisë, u përshkuan nga dy Coradia iLint, trenat

Postuar: 18/09/2018 - 18:49

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth H

Postuar: 17/09/2018 - 12:19

Në një studim të ri është thënë se robotët do të kryjnë më shumë se “gjysmën e detyrave akt