Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të ardhurat nga mediat sociale, sa fitojnë të famshmit për një postim

Postuar: 11/07/2018 - 20:40

Vetëm me një orë të re nga TAG Heuer, futbollisti Cristiano Ronaldo, poston një fotografi të vetes, me duart lart, në llogarinë e tij Instagram dhe mund të fitojë mijëra euro. Ai i falenderon ata për “dhuratën e tyre” dhe bën tag kompaninë me hashtagun  #dontcrackunderpressure.

Kjo është një industri që po rritet shpejt. Sipas Captiv8, një platformë analitike që lidh markat për “ndikuesit e mediave sociale”, që nga janari, më shumë se 200,000 postime në muaj në Instagram, janë etiketuar me “#ad”, “#sp” ose “#sponsored”. Të ‘punësosh’ influencues të tillë, lejon që kompanitë të arrijnë një rrjet të gjerë të klientëve potencialë: Z. Ronaldo ka rreth 240 milion njerëzve në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Mediat sociale i ofrojnë markave mundësinë e tyre më të mirë për të arritur klientë potencialë. Një aplikacion për shpërndarjen e fotove, Snapchat, arrin 40% të të gjithë amerikanëve nga 18 deri në 34 vjeç, çdo ditë.

Për më tepër, këto platforma mund t’i bëjnë konsumatorët të ndjejnë se kanë fituar qasje të pashembullt në jetën e të pasurve dhe të famshëm. Kjo bën që sponsorët të bashkëveprojnë me audiencat e tyre të synuara në atë mënyrë që reklamimi tradicional nuk mund të përputhet. Nga ana tjetër, kërkesa nga reklamuesit për këto kanale ka bërë territorin e mediave sociale fitimprurëse për njerëzit që kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Captiv8 shkruan se një person me 3-7 milionë ndjekës, për një postim në YouTube mund të fitojë mesatarisht 187,500 dollarë, në Facebook 93,750 dollarë, në Instagram dhe Snapchat 75,000 dollarë.

Mendojeni mirë çfarë punë dëshironi të nisni në të ardhmen.

Burimi: The Economist

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2018 - 17:22

Personat që e kalojnë mbrëmjen duke kontrolluar telefonin dhe rrjetet sociale, mund të vuajnë nga çrregullime neurologjike.

Postuar: 18/07/2018 - 11:09

Google do të mësojë nëse do të jetë përballë një gjobe rekord në lidhje me sistemin e tij operati

Postuar: 18/07/2018 - 09:11

Samsung thuhet se po përgatitet për të nisur telefonin e tyre të ardhshëm, Galaxy S10, në tre mad

Postuar: 18/07/2018 - 08:53

Videot që tregojnë fëmijët duke u abuzuar seksualisht vazhdojnë të mbeten në Facebook pavarësisht

Postuar: 17/07/2018 - 18:19

Kompania Apple ka menduar dhe për personat që i kanë flokët ngjyrë portokalli.

Postuar: 17/07/2018 - 12:28

Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë, duke ulur çmimin e pajisjes jashtëzako

Postuar: 17/07/2018 - 11:03

 Aplikacioni i Google Phone tani mund të filtrojë automatikisht thirrjet që zbulon të jenë t