BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Tech

Vihet alarmi/ Shtohet rreziku i sulmeve kibernetike

Vihet alarmi/ Shtohet rreziku i sulmeve kibernetike

Në fund të vitit të kaluar, hakerët sulmuan një platformë mësimore në një shkollë të lartë të federatës, për të krijuar atje akses në rrjetin e Ministrisë së Jashtme. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer e konsideron këtë një shembull paralajmërues për rrezikun e sulmeve kibernetike. Sulmuesit jo vetëm dështuan gjatë kësaj përpjekjeje, por ata u vrojtuan gjatë gjtihë kohës prej Entit Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit (BSI). BSI është përgjegjëse për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe konsulton shoqatat dhe ndërmarrjet. Ministri Seehofer e vlerësoi punën e këtij institucioni gjatë prezantimit të enjten (11.10) në Berlin të raportit të BSI-së për gjendjen aktuale.

Sipas raportit me rritjen e akseseve në rrjet në jetën e përditshme shtohet edhe numri i pikave të ndjeshme ndaj sulmeve në sistem. Megjithatë ministri i Brendshëm është i preokupuar për të garantuar që rrjetet elektronike të autoriteteve gjermane, të furnizuesve të energjisë apo të sipërmarrjeve të tjera të rëndësishme të jenë imune edhe në të ardhmen prej sulmeve të tilla. Gjendja e rrezikshmërisë në Gjermani është ashpërsuar për shkak të një cilësie të re të sulmeve kibernetike, thekson Seehofer.

Gjithnjë e më shumë lidhje në rrjet

“Kërcënimet në hapësirën kibernetike kanë një dinamikë të lartë”, tha Seehofer. Presidenti i BSI Arne Schönbohm raportoi, se autoriteti i tij ndërkohë njeh 800 milionë programe dëmtuese. Çdo ditë atyre u shtohenreth 390.000 versione të reja. Për aparaturat mobile ndërkohë kam bi 27 milionë programe dëmtuese vetëm për sistemet Android. Përmes kushteve laboratorike është arritur p.sh. që të sulmohen dhe të riprogramohen aparaturat e frymëmarrjes artificiale, shkruan BSI në raportin e publikuar. Njëkohësisht në të tilla apartura shpesh nuk vendosen kodet e sigurisë, për t’u mundësuar mjekëve në raste emergjence që të kenë akses të menjëhershëm në to. Meqënëse gjendja e rrezikshmërisë është kritike, duhet të hulumtohet më intensivisht në mekanizmat speical të sigurisë, shkruhet në raportin e BSI-së.

Infrastrukturat gjithnjë e më komplekse

Në periudhën nga 1 korriku 2017 deri më 31 maj 2018 BSI i kanë mbërritur nga operatorët gjermanë të infrastrukturave sensibël 145 njoftime për raste ndërhyrjeje – kryesisht bëhet fjalë për raste në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe Telekomunikacionit dhe në sektorin e energjetikës. Mundësia e suksesit të sulmuesve ndaj infrastrukturave sensibël është rritur, sepse ka rritje edhe të numrit të pikave të ndjeshme ndaj sulmeve si dhe vet infrastrukturat po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe po shumëfishohet sasia e të dhënave, thuhet në raportin e BSI-së.

Ministri Seehofer deklaroi, se duke iu referuar gjendjes së rrezikshmërisë ai do ta pasurojë ligjin ekzistues të Siugrisë së IT „me një ligj të Sigurisë së IT-së 2.0 dhe në këtë mënyrë do të forcojë mandatin shtetëror për mbrojtjen”. Kur bëhet fjalë ëpr mbrojtjen e ekonomisë, kërkohet që “edhe vet sipërmarrjet të intensifikojnë masate tyre të sigurisë së IT-së dhe t’u përshtaten sfidave të reja”, kërkoi ai./ DW