Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Whatsapp bllokon disa llogari, zbuloni nëse jeni edhe ju ndër to

Postuar: 12/03/2019 - 21:02

Whatsapp ka filluar të bllokojë llogaritë e disa përdoruesve pa i paralajmëruar. Kompania tha se kushdo që përdor një aplikacion të tillë, por që nuk mbështetet zyrtarisht nga Whatsapp, do të marrë një mesazh ku njoftohet se është ndaluar përkohësisht. Bëhet fjalë për aplikacione të tilla si WhatsApp Plus dhe GB Whatsapp, të cilat aktivitetin e tyre e kanë të bazuar tek Whatsapp zyrtar, por u japin mundësinë përdoruesve që të përdorin tema të ndryshme.

Kompania e Whatsapp thotë se këto aplikacione shkelin kushtet e shërbimit, për këtë arsye përpjekja është për t’i bllokuar. Përdoruesve që përdorin këto aplikacione alternativë të Whatsapp, por jo të certifikuara nga kompania zyrtare, do të njoftohen se numri i tyre është bllokuar. Ata duhet të shkarkojnë nga Android apo IOS versionin zyrtar të Whatsapp.
 
“Whatsapp nuk i mbështet këto aplikacione të palëve të treta, sepse nuk mund të vërtetojmë praktikat e tyre të sigurisë“, tha kompania në një njoftim. Nëse keni përdorur një nga këto aplikacione, mund të kaloni pa asnjë problem në Whatsappin zyrtar dhe nuk do të humbisni asnjë historik të bisedave.
 
Megjithatë, ekzistojnë llogari të disa përdoruesve të cilat janë bllokuar edhe pse përdorin versionin zyrtar të Whatsapp. Kjo për shkak se mund të keni shkelur kushtet e shërbimit të Whatsapp. Nëse mendoni se llogaria juaj është bllokuar gabimisht, mund t’i dërgoni email kompanisë në adresën [email protected] nëse përdorni telefon Android dhe në adreswn [email protected] nëse përdorni iPhone.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 20:36

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet “Vetura e Zezë” por për shkak të dizajnit automjeti duket si një panterë e vërtetë.

Postuar: 14/08/2019 - 23:31

Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook ka paguar palë të treta për të transkriptuar biseda audio të për

Postuar: 09/08/2019 - 21:31

Holanda ka prezantuar një superjaht me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Postuar: 09/08/2019 - 12:35

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp.

Postuar: 08/08/2019 - 21:58

Aplikacioni i mesazheve në Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e pë

Postuar: 04/08/2019 - 21:25

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kryesore Facebook, Instagram, ËhatsApp dhe Viber kanë përjetu