Një aksident ka ndodhur të hënën në rrugën e lumit të Vlorës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të hetuar rrethanat e aksidentit.