SPAK hodhi poshtë të mërkurën disa informacione të dhëna në disa media një ditë më parë për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, prokuroria e posaçme tha se po vijon hetimet dhe se nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.
Juristja Brizida Gjikondi tha në emisionin “Real Story” se informacioni mund të ketë dalë nga Gjykata e Tiranës, pasi në gjykatë ka dosje voluminoze, që rrinë aty me vite.
Brizida Gjikondi: Dosjet dhe informacionet e ndryshme dalin edhe nga Policia e Shtetit, por edhe nga Gjykata. Këto dosje voluminoze shkojnë në gjykatë, rrinë me vite aty.