Autorja Helona Ruli ka sjellë 17 minuta performancë për të pranishmit në “Tirana Ekspres”, për ti rrëfyer përmes artit e njëherazi për të ardhur në vete nga anestezia e normales; apo siç e quan ajo "pa 1020 sekondat-gjilpërë, që na injektojnë pa pushim këtë anestezi". Performanca e veçantë artistike e titulluar "Anatomia e (a)normales", është realizuar me sound art nga Ilir Lluka dhe foto të Albes Fushës. Ruli performoi para një auditori modest në mjediset e "Tirana Ekspres", por tejet entuziast. Sipas kësaj performance të titulluar "Anatomia e (a)normales", shqetësimi për të cilin është fjala, ka të bëjë me trysninë e zhurmave në bymim e sipër që na shoqërojnë me ngulm në ditët dhe netët tona. Ndërsa autorët e performancës dhe kuratori Edison Ceraj ka hedhur përgjegjësinë mbi strukturat e caktuara shtetërore apo lokale që duhet të marrin përsipër përgjegjësinë që u takon në zgjidhjen apo zvogëlimin e zhurmave. Për performancën e saj, autorja Ruli ka përzgjedhur formën më të lartë të komunikimit përmes gjuhës së trupit me anë të heshtjes, në një qëndrim sy më sy me publikun.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë