Konferenca Shkencore "Harmonia Ndërfetare: Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare" e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, mblodhi personalitete të larta zyrtare, të komuniteteve fetare në vend, studiues, etj. Në hapje të saj, drejtori i Institutit të Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, tha se harmonia është një imazh që e mban të bashkuar popullin shqiptar dhe që gjen shprehje të qartë në shoqërinë tonë. "Ky imazh është një shembull i vlerave që ka ndërtuar dhe mbrojtur populli ynë gjatë historisë së tij mijravjeçare", theksoi ai. Sipas studiuesit Marashi, çështja e bashkëjetesës fetare sot është një nga sfidat me të cilat përballet shoqëria moderne. "Por, sa i takon shqiptarëve toleranca ndërfetare nuk na mjafton, pasi jemi mësuar me harmoni ndërfetare, që e duam dhe e mbrojmë, ashtu si mbrojmë familjet tona", tha Marashi. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, në fjalën e tij tha se mirëkuptimi ndërfetar është i trashëguar nga të parët tanë. "Bashkëjetesa ndërfetare është në dobi të zhvillimit dhe vlerave morale të popullit tonë", theksoi ai.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë