Para simpatizantëve dhe mbështetësve të shumtë, PD ka prezantuar në Paskuqan kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij tha se Rama vuan nga kompleksi i Edipit, teksa u shpreh krenar për vitet që mban mbi supe. Për të, falë reformave Paskuqani dhe Shqipëria nuk janë më ato që ishin pak vite më parë.
“Këto vite kanë qenë vitet e ndryshimeve të mëdha. Së bashku ne ja dolëm te meritojmë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, së bashku ne ia dolëm të meritojmë firmosjen e marrëveshjes se stabilizim- asocimit, ja dolëm të meritojmë heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë në mbarë Evropën, së bashku merituam statusin e vendit kandidat. Paskuqani dhe Shqipëria nuk janë më ato që ishin pak vite më parë", tha Berisha.
“Alternativa tjetër alternativa e mashtrimit. E jona bazohet tek besimi tek personi, liria e individit, vlera dhe solidariteti i familjes, puna dhe dashuria për familjen. Alternativa e shokut mavi bazohet tek mallkimi, sharja, mallkimi dhe kërcënimi. Me lejoni ti them dy fjalë. Rama, jeta jote personale nuk do jetë axhendë e imja, axhendë e imja do jenë qytetarët shqiptar, punësim, rrogat dhe pensionet e tyre, shërbimi shëndetësor i tyre, infrastruktura, shërbimi shëndetësor etj..Ti që ke bere vitet e mia axhendë elektorale tuajën, do i them dy fjalë. Vitet e mija janë krenaria ime, janë bekimi i Zotit për çdo njeri. Çdo vit jete e ka bekim nga Zoti. Nipërit dhe mbesat janë urat e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm, kur unë i shoh ata frymëzohem dy herë më shumë për të punuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, nenvizoi Berisha.
"Së dyti, por do i bie shkurt. Mos harro se unë jam mjek, nuk kam dashur kurrë te merrem me problemet. Në fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit, ky është kompleksi i urrejtjes ndaj babait dhe për këtë nuk je përgjegjës ti, por tani që je baba vetë ti, duhet të frenosh dhe të mos shpallesh shprehjet e këtij kompleksi sepse siç thanë mediat, në dokumentar kujtimet e vegjëlisë babi mungonte. Këto gjëra intime të jetës sate, nuk mund ti shprehesh urrejtje për baballarët dhe gjyshërit e tjerë. Unë nuk do merrem me ty", shtoi Berisha.