Mbyllet zyrtarisht aventura e Jup Hejnkes si trajner i Bajernit të Munihut dhe me shumë mundësi edhe karriera e tij në arenën e futbollit europian. Me fitoren e tre titujve në një sezon, tekniku 68-vjeçar lë prapa krahëve një pasuri të paçmueshme për pasardhësin e tij Pep Guardiola, i cili do të gjejë një skuadër pothuajse perfekte si rrallëherë ndodh në futbollin modern ku trajnerët ia lenë vendin kolegut të tyre për shkak të disfatave ku i çojnë skuadrat e tyre. Gjatë deklaratës për shtyp përpara mediave ku njoftoi largimin nga ekipi bavarez, trajneri gjerman gjithsesi e la një portë të hapur për t’u rikthyer sërish në stol, duke mos dashur ta privojë veten nga një dëshirë e mëvonshme për të përjetuar sërish emocionet e këtij sporti. “Nuk më pëlqen fjala ‘përfundimisht’. Largohem në këto momente dhe do të shijoj pushimet ku edhe do të reflektoj për të ardhmen time. Emri i teknikut kampion Europe është lakuar ditët e fundit edhe në ambientet e Realit të Madridit, por ai e bën të qartë se dëshiron të qëndrojë me shijen e ëmbël të arritjes historike të këtij sezoni.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë