Trajneri Xhani de Biazi është i pavendosur për qendërmbrojtësin që do të luajë në takimin ndaj Norvegjisë. Bëhet fjalë për zëvendësuesin e kapitenit Lorik Cana, ku tre futbollistë ishin në garë: Osmani, Curri dhe Teli. Curri që ishte dhe më favoriti është dëmtuar dhe duket e s’do të ketë shumë shanse, ndërsa vendimi duket të merret midis Osmanit dhe Telit, me shumë gjasë për Telin pretendent nisur nga eksperienca ndërkombëtare dhe me Kombëtaren në veçanti. E vërteta është se ka shumë dilema, sidomos për vetë mbrojtësin Debatik Curri. Mbrojtësi 29-vjeçar ishte i pafat në seancën e pasdites të së martës, ku u dëmtua në gju pas një dyluftimi ajror, e për rrjedhojë nuk mund të jetë në dispozicion të De Biazit për supersfidën e të premtes. Shqetësues mbetet edhe gjendja fizike e Hamdi Salihit, i cili është stërvitur në kohë të reduktuar për shkak të lodhjes fizike. Sulmuesi i Jiangsu Sainti në kampionatin Kinez, autori i golit të fitores në transfertën e Oslos, gjithsesi pritet të jetë në fushë ndaj nordikëve. Trajneri Xhani De Biazi kërkon t’i befasojë sërish norvegjezët, duke mos lejuar rrjedhjen e informacionit në seancat stërvitore. Kamerat dhe gazetarët janë mbajtur rreptësisht larg fushës nga rojet e sigurisë, ndërsa nuk ka asgjë qëndrim zyrtar të federatës për shkallën e dëmtimit të Debatik Currit. Tekniku italian i ka kushtuar vëmendja maksimale fazës mbrojtëse, aty ku mungon kapiteni Lorik Cana. Alternativat në qendër të prapavijës përkrah Mërgim Mavrajt, janë Admir Teli, Tefik Osmani si dhe Ilir Berisha. Enigmat më të mëdha i përkasin mesfushës. Emrat më të favorizuar janë Bulku-Basha në mesfushë, ndërsa Jurgen Gjasula dhe Valdet Rama nga krahët. Gjithsesi një konkurrent shumë i fortë për një fanellë titullari është edhe Ergys Kaçe, mesfushori 19-vjeçar i Paokut. Sa i përket sulmit, nuk pritet ndonjë ndryshim nga sfida e Oslos. Edgar Çani dhe Hamdi Salihi mbeten për momentin zgjedhje ta para për Xhani De Biazin, i cili ka treguar se di të surprizojë në momentet më të rëndësishme. Formacioni paraprak është ky: Berisha, Mavraj, Teli, Dallku, Agolli, Bulku, Basha, Rama, Gjasula, Kaçe dhe Çani.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë