28 vjeçari i arrestuar të premten në Napoli për rrahjen e 24 vjeçare shqiptare, Xhulia Toska nga qyteti i Beratit, ka pranuar autorësinë e aktit, duke deklaruar se e bëri këtë pasi Toska kundërshtoi faktin që bashkombësja e saj, me të cilën D’Esposito kishte një histori dashurie, të linte rrjetin e prostitucionit në të cilin ishin përfshirë të dyja gratë.
I arrestuari në Napoli, si i dyshuari kryesor për dhunimin barbar të një 24 vjeçareje nga Berati, ka pranuar fajin.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Via dei Tribunali” në Napoli, kur Xhulia Toska, u gjend në gjendje të rëndë shëndetësore e futur në një qese plehrash.