Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, gjeti dhe sekuestroi 117 kilogram drogë e llojit marijuanë. Droga u gjet në një autobus me targa shqiptare i markës "Neoplan", i cili drejtohej nga pronari i tij me inicialet E. B., nga Tirana.
Sipas burimeve të policisë, u bë me dije se droga ishte e paketuar në 144 pako, të fshehura në boshllëqet mbi gomat e para dhe të prapme mes hapësirës së bagazhit dhe hapësirës për ventilim mbi ndenjëset e autobusit. Lënda narkotike është sekuestruar në momentin kur autobusi është paraqitur për dalje nga Maqedonia.
Mësohet se në autobus ka pasur edhe një person të dytë me inicialet K.B, që mendohet se është bashkëpunëtor në këtë rrjet si dhe rreth 20 udhëtarë.