Mesditën e sotme, të shtëna arme janë dëgjuar para shkollës së "Gjuhëve të Huaja", në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në këtë zonë, e cila është një nga zonat e populluara të këtij qyteti.
Uniformat blu konfirmojnë se kanë gjetur dy gëzhoja, ndërsa fatmirësisht nuk flitet për viktima e të plagosur.