Pesë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, tre muaj më parë, duke u gdhirë mëngjesi i së hënës kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një polici 37 vjeçar, baba i dy fëmijëve, duke e lënë atë të vdekur në vend. Ngjarja u regjistrua në Distomo, kur makina e pesë shqiptarëve nuk ka ndaluar për kontroll në postbllokun e ngritur nga policia. Shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov kundër policëve, duke vrarë policin 37 vjeçar.
Ndërkohë pas vrasjes së policit, në një ritëm kohor shumë të shpejtë, shqiptarët e arratisur kanë çarmatosur policët dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Vrasja e cila i mori jetën një polici grek, ndodhi në një rrugë rurale provinciale.
Ndërkaq policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh për kapjen e të arratisurve dhe të shumëkërkuarve, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë.