Gjatë orëve të para të ditës së hënë, një 19 vjeçar nga Fushë-Kruja është mbytur aksidentalisht në rezervuarin e fshatit. Bëhet fjalë për te riun Albert Shira, i cili ka qenë duke notuar me shokët e tij në ujërat e rezervuarit.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia është sinjalizuar me anë të shokëve të 19 vjeçarit.
Më pas, janë njoftuar polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit të të riut. Aktualisht vijojnë kërkimet për trupin e 19 vjeçarit.