Dyshohet se një manovër e gabuar në një terren të pjerrët është bërë shkak i një aksidenti me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari. Raportohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i një kamionçine, i cili transportonte inerte në fshatin Hallvaxhias në Lushnje.
Mësohet se mjeti që drejtohej nga Irakli Gjini, 64 vjeç është përmbysur aksidentalisht, teksa shkarkonte inertet pranë një banese në ndërtim.
Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.