Një 25 vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi prej tre muajsh shfrytëzonte për prostitucion një 16 vjeçare, të cilës i siguronte klientelë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar të Durrësit, bëhet fjalë për shtetasen me iniciale N. M, 25 vjeçe nga Durrësi, e cila prej tre muajsh shfrytëzonte për prostitucion të miturën, duke i siguruar klientelë. Këtë aktivitet, kjo shtetase e ushtronte në lokale të ndryshme ne lagjen Nr. 1 të qytetit të Durrësit, kundrejt pagesës prej 5 mijë lekë.
Të njëjtat burime shtojnë se është arrestuar pronari i një prej hoteleve ku e mitura ushtronte prostitucion. Ai është Jakov Ceka, 54 vjeç.