Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, Nazim Bllacën, i vetëshpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës – SHIK. Mbi të rëndonin disa akuza, përfshi edhe ajo e vrasjes. Mirëpo, me kërkesë të prokurorit, të cilën e ka marrë parasysh trupi gjykues, Bllaca është dënuar me dënimin minimal, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste të tjera gjyqësore. Sipas vendimit të gjykatës, Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, që nënkupton se ai mund të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burgim. Për shkak të trajtimit të veçantë si bashkëpunues me EULEX-in, Bllaca pritet të marrë një trajtim të veçantë edhe gjatë vuajtjes së dënimit. Ky trajtim pritet të sqarohet nga EULEX-i.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë