Listës së gjatë të zyrtarëve të shteteve të ndryshme të botës, të cilët urojnë familjen mbretërore të Britanisë, për lindjen e princit të ri i është bashkuar edhe Qeveria e Kosovës.
“Ju lutem pranoni urimet më të mira në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit”, shkruan në telegramin e urimit, Hashim Thaçi.
Më tej, ai ka thënë se: “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, vlerësojnë lartë dhe ju jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në momentet më vendimtare”.