Në Greqi, 10 persona janë arrestuar në sajë të një operacioni kundër krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor, që zhvillohej edhe në Spanjë e Turqi.
Operacioni policor i autoriteteve greke është realizuar me anë të bashkëpunimit me autoritetet spanjolle, ato amerikane si dhe EUROPOL, duke u shtrirë në Athinë, Kavala, Volos, Korinthi dhe Kretë.
Grupi kriminal, trafikonte vajzat nga Republika Domenikane dhe nëpërmjet Turqisë, ato kalonin në Greqi dhe Spanjë.