Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, është shprehur për Kosovën se janë të pakta ato vende të pavarura në botë, ku votohet me dokumente të shtetit tjetër e ku organizatat e huaja ndërmjetësojnë.
“Duke lejuar serbët, që në zgjedhjet lokale në krahinë të votojnë me dokumente serbe, është e qartë se as që bëhet fjalë për njohjen e njëfarë shteti të Kosovës”. Marrëveshja e Brukselit është neutrale sa i përket statusit, ndaj si e tillë do të ketë mbështetjen e qeverisë së Serbisë dhe popullit serb”, është shprehur Vulin.